Oficeri i Sigurisë së Facilitetit Portual (PFSO)

Ky modul është krijuar për t’i ofruar pjesëmarrësve një njohje të nevojshme, duke i dhënë  mundësinë të zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, ashtu sikundër janë të përkufizuara në Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë në Porte dhe Anije (ISPS). Ky program trajnimi do të përfshijë gjithashtu raste studimore, për të ilustruar skenarë të mundshëm ku zbatimi i kërkesave të sigurisë detare, paraqitet i detyrueshëm.

Kohëzgjatja e Kursit: 3 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Kursi do të fokusohet në temat e mëposhtme:

  • Vlerësimi i rrezikut, kërcënimeve dhe cenimi i sigurisë.
  • Zhvillimi, mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e zbatimit të Planit të Sigurisë së Facilitetit Portual (PFSP).
  • Drejtimi periodik i kontrolleve në facilitetet portuale, ku pjesëmarrësit do të jenë të përcaktuar të veprojnë në pozicionin e Oficerit të Sigurisë së Facilitetit Portual dhe të garantojnë që masat e duhura të sigurisë janë zbatuar me korrektësi.
  • Të tregohet që pajisjet dhe sistemet e sigurisë janë të instaluar, certifikuar dhe administrohen me profesionalizëm.
  • Paraqitja e kujdesit të lartë dhe vigjilencës së vazhdueshme.
Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kontaktoni

If you want to get a free consultation without any obligations, fill in the form below and we'll get in touch with you.
[contact-form-7 id="7474"]