TSTS GROUP – SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj, bazuar ne nenin nr. 30 të Ligjit nr.9887 date 10.03.2008
ju tregon se çfarë duhet të prisni kur kompania jonë TSTS GROUP të mbledhë të dhënat tuaja
personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

 Vizitorët në web-in tone: www.tstsgroup.com.
 Personat që aplikojnë nëpërmjet email-it info@tstsgroup.com.
 Kandidatët për punësim.
PUNËKËRKUESIT E REGJISTRUAR NË SISTEMIN TONË ELEKTRONIK
TSTS GROUP ofron punësime detare dhe industriale për punëkërkuesit që kanë nevojë për
shërbimet tona.
Subjektet e interesuara (punëdhënës dhe punëkërkues) kanë akses për të lexuar informacion të
kufizuar, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin
ndaj subjekteve kërkuese, gjithmonë në qëllim ndërmjetësimin në punësim të punëkërkuesve dhe
për plotësimin e stafit të punëdhënësve me punonjës sipas kërkesave të tyre (bazuar në ligjin për
mbrojtjen e të dhënave personale). Kur këta persona regjistrohen për të marrë shërbime nga TSTS
GROUP, ata kanë të drejtën të korrigjojnë çdo pasaktësi apo mangësi në të dhënat personale.
Ne përpunojme statistika duke treguar informacione të tilla si numri i punësimeve të kryera me
sukses, numri i vendeve të lira të punës, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.
PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË APO KËRKESË PËR INFORMACION
PRANË TSTS GROUP
Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një rregjistër të veçantë nga një
punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur
me përmbajtjen e kodit etik të kompanise sone.
Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për
të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë.
Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe
politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi
në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur“.

ANKESA APO PYETJE
TSTS GROUP përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit
të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë.
Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.
Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i
shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave
personale nga ana e TSTS GROUP. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion
shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e emailit
info@tstsgroup.com.
APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E TSTS
GROUP
TSTS GROUP mban dosje me të dhëna personale për punonjësit e saj, ish-punonjësit si dhe
persona që dërgojnë dokumentet e tyre, përpara se të zhvillojnë procedurat e konkurrimit për të
fituar vendin e lirë të punës të shpallur pranë TSTS GROUP.
AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:
Japim një përshkrim të tyre;
Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.
POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
TSTS GROUP përpunon informacionin me qëllim kryerjen e sherbimeve të saj.
Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës e punonjësve tanë është e varur në
integritetin e tyre dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të
mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë
aksidental ose i qëllimshëm.
TSTS GROUP është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit me qëllim ruajtjen e
integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj.
TSTS GROUP përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si
dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura
të sigurisë. TSTS GROUP merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të
arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të
rezultojë nga një shkelje e sigurisë.
Stafi i TSTS GROUP i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili
i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm
autoriteteve të ligjshme. TSTS GROUP i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të saj për t’u
mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. TSTS
GROUP vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. TSTS GROUP monitoron
pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë

Për të bërë një kërkesë pranë TSTS GROUP, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë,
është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar institucionit tonë, ose të na e dërgoni në
adresën info@tstsgrup.com.
Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për
shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.