Trajnim për Patenta Detare Skafi (Skipper Yacht)

Kursi i Skiperit, për pajisjen me patentë detare (barka motorike, me vela ose motor uji), përfshin teorinë në lidhje me njohuritë teknike mbi përdorimin e pajisjeve të barkës dhe më pas praktikën reale në bord. Çdo element në planin mësimor është përgatitur për të përmirësuar aftësinë tuaj, jo vetëm për drejtimin e jahteve, por edhe për të menaxhuar me profesionalizëm të gjitha situatat eventuale emergjente që mund të ndodhin gjatë lundrimit në det.

Trajnimi do të kryhet fillimisht në klasën tonë të simulimit dhe kur kandidatët të jenë mjaftueshëm të familjarizuar me drejtimin e jahtit, do t’i nënshtrohen praktikës së vërtetë në port dhe në det të hapur nëpërmjet përdorimit të barkave tona.

Kohëzgjatja e Kursit: Nga 4 deri ne 9 ditë (Patenta Detare Shqiptare për Barka me Motor & Vela sipas kategorive të miratuara) – 2 ditë (Patenta Detare për Motor Uji)

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Patenta detare e skiperit, lëshohet pas përfundimit të testimit teorik dhe praktik që behet pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për personat të cilët kanë përmbushur me sukses kursin intensiv sipas kategorive A, B, C, dhe D, te mëposhtme, për të cilat Akademia jone është e licencuar te kryeje kurset e trajnimit:

Mbajtësi i dëshmisë së aftësisë së Lundrimit

Kategoria A : Të drejtojë një mjet të vogël lundrues jo më shumë se 1 milje nga bregu

Kategoria B: Të drejtojë një mjet të vogël lundrues jo më shumë se 3 milje nga bregu

Kategoria C: Të drejtojë një mjet të vogël lundrues, anije peshkimi, anije me vela, jaht, anije për shërbime portuale, të drejtojë një mjet detar për transportin e brendshëm dhe turistik të pasagjerëve me jo më shumë se 100 pasagjerë dhe jo më shumë se 6 milje nga bregu.

Kategoria D: Të drejtojë një mjet të vogël lundrues për qëllime ekonomike, anije peshkimi, anije me vela, jaht, anije për shërbime portuale, të drejtojë një mjet detar për transportin e brendshëm dhe turistik të pasagjerëve mbi 100 pasagjerë dhe jo më shumë se 12 milje nga bregu.

Procedurat e testimit

-Testimi teorik i kandidatëve do të mbikëqyret nga Komisioni i Testimit.

-Testimi praktik kryhet në det me mjetin e vogël lundrues të Qendrës së Trajnimi, nën mbikëqyrjen e të paktën njërit prej anëtarëve të Komisionit.

-Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin teorik kanë të drejtë të kryejnë testimin e praktikës në det.

-Vetëm kandidatët, të cilët përfundojnë me sukses testimin teorik dhe praktik, kanë të drejtë të pajisen më dëshmi aftësie për drejtimin e mjeteve të tjera të vogla lundruese, sipas kategorisë së testimit.

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kontaktoni

If you want to get a free consultation without any obligations, fill in the form below and we'll get in touch with you.
[contact-form-7 id="7474"]