Siguria Detare me Detyra të Përcaktuara

Bazuar në kërkesat e reja sipas ndryshimeve të STCW Manila 2010, ky kurs trajnimi kërkohet për çdo marinar që mbulon detyrat e përcaktuara të sigurisë në anije, është e nevojshme që të përmbushë kompetencat e paraqitura në tabelën A-VI/6-2.

Kohëzgjatja e Kursit: 2 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Objektivat e kursit të trajnimit:

  1. Përgatitje dhe ndërgjegjësim mbi sigurinë detare;
  2. Përgatitje mbi detyrat e caktuara të sigurisë detare.

Ky kurs trajnimi është bërë i detyrueshëm duke filluar nga 1 janar 2014. Ata duhet të jenë në gjendje për të kryer detyrat e caktuara të sigurisë në bordin e anijes, duke përfshirë gjithashtu anti – piraterinë dhe situatat e rrëmbimeve të armatosura të anijeve. Ky trajnim përfshin njohjen e rreziqeve të sigurisë dhe kërcënimeve, inspektimet e rregullta të anijes, përdorimin e duhur të pajisjeve të sigurisë dhe ruajtjen e kushteve të përcaktuara në planin e sigurisë se anijes. Siç është përmendur në pjesën B të kodit ISPS shprehja: “me detyrat e caktuara të sigurisë “, i referohet atyre detarëve, që mbulojnë detyra dhe përgjegjësi specifike sipas Planit të Sigurisë së Anijes. Ky trajnim duhet të zhvillohet vetem një herë gjatë karierës së detarit.

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kontaktoni

If you want to get a free consultation without any obligations, fill in the form below and we'll get in touch with you.
[contact-form-7 id="7474"]