NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË
TSTS GROUP – SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj, bazuar ne nenin nr. 30 të Ligjit nr.9887 date 10.03.2008 ju tregon se çfarë duhet të prisni kur kompania jonë TSTS GROUP të mbledhë të dhënat tuaja personale.

Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

 Vizitorët në web-in tone: www.tstsgroup.com.
 Personat që aplikojnë nëpërmjet email-it info@tstsgroup.com.
 Kandidatët për punësim.

PUNËKËRKUESIT E REGJISTRUAR NË SISTEMIN TONË ELEKTRONIK
TSTS GROUP ofron punësime detare dhe industriale për punëkërkuesit që kanë nevojë për shërbimet tona. Subjektet e interesuara (punëdhënës dhe punëkërkues) kanë akses për të lexuar informacion të kufizuar, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjekteve kërkuese, gjithmonë në qëllim ndërmjetësimin në punësim të punëkërkuesve dhe për plotësimin e stafit të punëdhënësve me punonjës sipas kërkesave të tyre (bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale). Kur këta persona regjistrohen për të marrë shërbime nga TSTS GROUP, ata kanë të drejtën të korrigjojnë çdo pasaktësi apo mangësi në të dhënat personale.
Ne përpunojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i punësimeve të kryera me sukses, numri i vendeve të lira të punës, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.
PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË APO KËRKESË PËR INFORMACION PRANË TSTS GROUP
Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të kompanisë sonë. Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur“.

ANKESA APO PYETJE
TSTS GROUP përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.
Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e TSTS GROUP. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e emailit info@tstsgroup.com.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E TSTS GROUP

TSTS GROUP mban dosje me të dhëna personale për punonjësit e saj, ish-punonjësit si dhe persona që dërgojnë dokumentet e tyre, përpara se të zhvillojnë procedurat e konkurrimit për të fituar vendin e lirë të punës të shpallur pranë TSTS GROUP.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:
– Japim një përshkrim të tyre;
– Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
– Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
– Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
– Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT
TSTS GROUP përpunon informacionin me qëllim kryerjen e sherbimeve të saj.
Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës e punonjësve tanë është e varur në integritetin e tyre dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.
TSTS GROUP është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e saj.
TSTS GROUP përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. TSTS GROUP merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.
Stafi i TSTS GROUP i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. TSTS GROUP i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të saj për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. TSTS GROUP vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. TSTS GROUP monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.

Për të bërë një kërkesë pranë TSTS GROUP, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar kompanisë tonë, ose të na e dërgoni në adresën info@tstsgrup.com.

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.