Oficeri i Sigurisë së Kompanisë (CSO)

Kursi është përgatitur për të siguruar përditësimin e njohurive mbi zhvillimet ligjore, interpretimet dhe rekomandimet për zbatimin e Kodit ISPS. Programi është i fokusuar në çështjet e sigurisë, të tilla si kërcënimet e piraterisë, kërkesat e trajnimit të ekuipazheve mbi çështjet e sigurisë dhe përdorimi efektiv i pajisjeve të sigurisë. Moduli shërben si udhëzim praktik, duke u bazuar në përvojën e fituar dhe rastet më të mira të menaxhimit, mbi çështjet e sigurisë që prekin kompanitë dhe anijet e tyre. Të gjitha Amendamentet e Konventës STCW, të bëra në vitin 2010 në Manila, në lidhje me çështjet e sigurisë janë marrë parasysh dhe do të trajtohen thellësisht.

Kohëzgjatja e Kursit: 3 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Përmbajtja dhe udhëzimet që do të jepen në këtë kurs, i drejtohen kryesisht veprimtarisë së Oficerit të Sigurisë së Kompanisë (CSO) dhe të Sigurisë së Anijes (SSO), por janë gjithashtu të nevojshme për personelin që ushtron përgjegjësitë e sigurisë, në kompanitë e anijeve, administratat, agjencitë, objektet e portit dhe në zinxhirin e furnizimit.

Kursi fokusohet në:

  • Përvojën operative te fituar mbi sigurinë dhe mësimet e nxjerra;
  • Kërkesat për njohjen e sigurisë dhe trajnimin e personelit në Kompani dhe Anije;
  • Kërkesat për operacione sigurie në zonat me rrezik të lartë;
  • Aplikimi i praktikës së menaxhimit më të mirë për të luftuar piraterinë;
  • Punësimi i Rojeve të Armatosura;
  • Stërvitje dhe ushtrime praktike, që mbulojnë piraterisë dhe grabitjet e armatosura.
Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kontaktoni

If you want to get a free consultation without any obligations, fill in the form below and we'll get in touch with you.
[contact-form-7 id="7474"]