Oficeri i Sigurisë së Anijes (SSO)

Kursi është përgatitur për të siguruar përditësimin e njohurive mbi zhvillimet ligjore, interpretimet dhe rekomandimet për zbatimin e Kodit ISPS. Programi është i fokusuar në çështjet e sigurisë, të tilla si kërcënimet e piraterisë, kërkesat e trajnimit të ekuipazheve mbi çështjet e sigurisë dhe përdorimi efektiv i pajisjeve të sigurisë. Moduli shërben si udhëzim praktik, duke u bazuar në përvojën e fituar dhe rastet më të mira të menaxhimit, mbi çështjet e sigurisë që prekin kompanitë dhe anijet e tyre. Të gjitha Amendamentet e Konventës STCW, të bëra në vitin 2010 në Manila, në lidhje me çështjet e sigurisë janë marrë parasysh dhe do të trajtohen thellësisht.
Kohëzgjatja e Kursit: 3 ditë
Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.
Përmbajtja dhe udhëzimet qe do të jepen në këtë kurs, i drejtohen kryesisht veprimtarisë së Oficerit të Sigurisë së Kompanisë (CSO) dhe të Sigurisë së Anijes (SSO), por janë gjithashtu të nevojshme për personelin që ushtron përgjegjësitë e sigurisë, në kompanitë e anijeve, administratat, agjencitë, objektet e portit dhe në zinxhirin e furnizimit.
Kursi fokusohet në:
- Përvojën operative të fituar mbi sigurinë dhe mësimet e nxjerra;
- Kërkesat për njohjen e sigurisë dhe trajnimin e personelit në Kompani dhe Anije;
- Kërkesat për operacione sigurie në zonat me rrezik të lartë;
- Aplikimi i praktikës së menaxhimit më të mirë për të luftuar piraterinë;
- Punësimi i Rojeve të Armatosura;
- Stërvitje dhe ushtrime praktike, që mbulojnë piraterisë dhe grabitjet e armatosura.