Ndërgjegjësimi me Sigurinë Detare

Ky kurs trajnimi kërkohet për të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit që shërbejnë në bordin e anijeve, për të cilët aplikohet Kodi ISPS. Këto rregulla kanë hyrë në fuqi dhe janë objekt inspektimi nga Kontrolli Shtetëror Portual (PSC), nga data: 1 Janar 2014.

Kohëzgjatja e Kursit: 2 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Objektivat e kursit të trajnimit:

  • Familiarizimi me çështjet e sigurisë detare;
  • Përgatitje dhe ndërgjegjësim mbi sigurinë detare;

Me përfundimin e suksesshëm të kursit, kandidatët do të jenë mjaftueshëm të familiarizuar me çështjet e sigurisë detare dhe do të jenë më të ndërgjegjësuar me aspektet e sigurisë, gjatë qëndrimit në port, udhëtimit në det ose qëndrimit të anijes në spirancë. Ky informacion do t’i pajisë të gjithë detarët me Kompetencën standarde minimale, për familiarizimin me çështjet e sigurisë detare, sic është e specifikuar në Kodin ISPS, Kapitulli XI-2 Konventa Solas, në seksionin A-VI/6 Kodi STCW dhe në Modelin e Kursit të IMO-s, nr. 3.27. Qarkoria STCW 1998-001 (Përgjegjësitë e Kompanive), evidenton detyrat kryesore të Kompanive mbi kërkesat e Konventës STCW. Kjo Konventë është ndryshuar në vitin 2010 (në Manila, Fillipine) dhe disa nga këto kërkesat hyjnë në fuqi me datë: 1 Janar 2014.

Ne ofrojmë një kombinim të leksioneve, videove, programeve kompjuterike të trajnimit dhe perdorimin e simulatorëve, si dhe qasjes në internet online për të gjithë materialin, për të siguruar trajnim me cilësi të lartë dhe çertifikim të njohur stcw.

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kontaktoni

If you want to get a free consultation without any obligations, fill in the form below and we'll get in touch with you.
[contact-form-7 id="7474"]