Kursi Kundër Zjarrit të Avancuar

(Seksioni A-VI/3 i Kodit të STCW’95)
Ky kurs është dizenjuar për të përmbushur kërkesat e Konventës STCW dhe është i bazuar në udhëzimet e IMO-s në Modelin 2.03.
Kursi ofron një trajnim në një nivel të avancuar, për të gjithë oficerët në anije. Ky kurs mbulon kërkesat e trajnimit për oficerët e kuvertës dhe lokalit të motorëve, të cilët dëshirojnë të kualifikohen për marrjen e certifikatës së kompetencës në këtë funksion. Ky modul kursi gjithashtu plotëson nevojat e detarëve në pozicione të tjera, të cilët janë të angazhuar me detyrën e kontrollit të operacioneve për luftën kundër zjarrit.
Kohëzgjatja e Kursit: 3 ditë
Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij kursi, pjesëmarrësit duhet të zotërojnë një njohje më të mirë të kontrollit të operacioneve mbi luftën kundër zjarrit në bordin e anijes, efektet në stabilitetin e anijes nga fikja e zjarrit me ujë, organizimin dhe trajnimin e skuadrave të zjarrit, duke hetuar gjithashtu dhe përpilimin e raporteve mbi incidentet e shkaktuara nga zjarri, etj.