Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe të Shëndetit në Punë në Bordin e Mjeteve Lundruese të Peshkimit

Formimi i Punëmarrësve ne Sektorin e Peshkimit

Ky kurs trajnimi do të zhvillohet në zbatim të nenit 19, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, të ndryshuar, përdoruesi i mjetit lundrues u siguron punëmarrësve formim të përshtatshëm, veçanërisht, në formën e udhëzimeve të sakta, të kuptueshme dhe në një gjuhë që ata e kuptojnë, lidhur me sigurinë dhe shëndetin në bordin e mjeteve lundruese dhe, veçanërisht, për parandalimin e aksidenteve.

Objektivat e Kursit: Formimi i Punëmarresve, përfshin, në mënyrë të veçantë, mbrojtjen ndaj zjarrit, shuarjen e zjarrit, përdorimin e pajisjeve të shpëtimit të jetës dhe të mbijetesës dhe, për punonjësit përkatës, përdorimin e pajimeve të peshkimit dhe të pajisjeve tërheqëse dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të shenjave, përfshirë sinjalet me duar.

Kurset e formimit përditësohen kur kjo kërkohet nga ndryshimet e veprimtarive në bord.

Kohëzgjatja e Kursit: 8 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Formimi i veçantë i personave që mund të drejtojnë mjetin lundrues

Në zbatim të nenit 145, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përdoruesi i mjetit lundrues i siguron çdo personi, i cili mund të drejtojë mjetin e lundrimit, formim të veçantë, për:

a) parandalimin e sëmundjeve profesionale dhe aksidenteve në bord, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të një aksidenti;

b) stabilitetin dhe mirëmbajtjen e mjetit lundrues në të gjitha kushtet e parashikueshme të ngarkimit dhe gjatë operacioneve të peshkimit;

c) lundrimin dhe komunikimin me radio, përfshirë edhe procedurat.

Është e rëndësishme që të gjithë peshkatarët të kuptojnë rreziqet që lidhen me peshkimin në det dhe të dinë se çfarë të bëjnë në raste urgjente.

Para se të shkoni në det si peshkatar ju duhet të merrni trajnim teorik dhe praktik mbi sigurinë dhe të pajiseni me certifikatat përkatëse për të provuar se keni bërë trajnimin e duhur.