TEKNOLOGJIA E SIMULIMIT DETAR, RISI NE DUART E KAPITENEVE SHQIPTAR

Qendra e Trajnimit dhe Punësimit Detar instalon teknologjitë e avancuara të simulimit detar në Shqipëri

Rritja e numrit të të punësuarve në industrinë e lundrimit, sipas kërkesave të tregut i ka shërbyer fillimisht trajnimi i detarëve në një qendër të njohur ndërkombëtarisht.

Ndaj qendra e vetme e trajnimit dhe punësimit detar TSTS Group, e autorizuar nga Qeveria Shqiptare dhe e njohur në nivel ndërkombëtar, ka sjellë një risi në fushën e detarisë, atë të instalimit të sistemit të ri simulatori.

Ky sistem, i cili u prezantua në prani të autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Kapitenerisë, sipas përfaqësuesve të kompanisë shërben për drejtimin e anijeve të ndryshme lundruese dhe është plotësisht në përputhje me kërkesat e konventave ndërkombëtare detare.

Kjo risi u mirëprit edhe nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshëm Detare, Paulin Ndreu i pranishëm gjatë ceremonisë së prezantimit.

Qëllimi i këtij projekti mbetet studimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i aftësive teknike dhe profesionale, kryesisht për lundrimin në det dhe në port, për të kontrolluar navigacionin detar në të gjithë skenarët që hasen në anije. Siç është zona e lundrimit, kushteve meteorologjike, tipit të anijeve, ekuipazhit etj.

Grupi TSTS, vazhdimisht është angazhuar që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ofrimin e trajnimeve detare cilësore dhe mundësive të  punësimit të ekuipazhit.

Çfarë përfaqëson kompania TSTS Group?

Kompania TSTS Group Shpk, aktualisht përfaqëson Qendrën e Trajnimit e Punësimit të Detarëve, me zyra në Tiranë dhe seli në Durrës.

Kjo kompani që operon prej vitesh në sektorin e trajnimit dhe punësimit detar, është  angazhuar në certifikimin e detarëve Shqiptar, të cilët sot falë përpjekjeve e njohjeve të bëra nga Drejtoria e  Përgjithshme Detare, mbi plotësimin e standardeve të Konventës STCW10 – IMO, pranimit të vendit tonë në  listën e bardhë të kësaj konvente, dhe angazhimit te TSTS GROUP në nënshkrimin e marrëveshjeve me  kompani prestigjioze ndërkombëtare si: GNV, Costa Crociere, SNAV dhe Corsica Ferries, kanë mundur të  punësohen, mbi rreth 800 detarë të profesioneve të ndryshme, me paga minimale 900 dollar e lart, në anijet me  flamur të huaj, si në vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

“Qendra jonë ndër vite ka bërë investime të konsiderueshme në pajisje e facilitete bashkëkohore trajnimi dhe  zhvillon një gamë të gjerë kursesh detare”, – thotë Dorian Mersini, avokat për çështjet detare si dhe themelues i kësaj kompanie. 

Pra kjo e enjte ishte një ditë e  rëndësishme për të dhe stafin me të cilin punon.

“Qendra jonë ka investuar në rinovimin e sistemit të simulimit të Radarit në versionin “NTPRO”, i cili me aplikacionet dhe grafikën e re kompjuterike u ofron,  oficerëve dhe kapitenëve, trajnim simulimi procedural dhe operacional, në kushte sa më reale dhe në përputhje me skenarët që industria detare përballet sot, siç mund të jenë: operacionet e lëshimit të mjeteve të shpëtimit,  skenarët dhe operacionet e kërkim shpëtimit, trajnimi kundër piraterisë dhe përdorimi i armëve, operacione me  helikopterët e kuvertës, për t’u siguruar një model mjedisor detar shumë realist, objekte të skenarit dhe efekte  speciale për trajnimin e saktë të ndërgjegjësimit në situata kritike, si dhe ushtrime taktike, luftarake dhe të  komunikimit”, - shprehet Mersini.

Ambientet dhe pajisjet në të janë të teknologjisë së fundit. Aparaturat janë bashkëkohore dhe të duket vetja sikur je në një tjetër botë.