PROJEKTI I RI SIMULATOR DETAR 2019

Projekti i ri Simulator Detar 2019 nga TSTS Group

Qendra e vetme e trajnimit dhe punësimit detar TSTS Group, e autorizuar nga Qeveria Shqiptare dhe e njohur ne nivel ndërkombëtar, është certifikuar çdo vit nga Regjistri Ndërkombëtare RINA (AJA) sipas standardeve të ISO 9001: 2015. Një afirmim i punës dhe përpjekjeve të kësaj qendre për gati një dekadë, në përmirësimin e formimit dhe certifikimit detar ne Shqipëri. Grupi i TSTS vazhdimisht është angazhuar që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ofrimin e trajnimeve detare cilësore dhe mundësive të punësimit të ekuipazheve në vend dhe në rajon. Në fakt arritjet e kësaj qendre kane shkuar përtej trajnimit dhe studimit, për zbatimin e sistemeve të reja dhe ideve të biznesit lidhur me përmirësimin e fushës detare në vend.  

Në ketë perspektive, gjatë muajit Prill 2019, TSTS Group ka kënaqësinë të njoftojë instalimin e një sistemi të ri simulatori për drejtimin e mjeteve te ndryshme lundruese të prodhuar nga kompania prestigjioze TRANSAS, i cili është plotësisht në përputhje me kërkesat e konventave ndërkombëtare detare.

Qëllimi i projektit është studimi, përmirësimi i mëtejshëm i aftësive teknike profesionale, testimi dhe vlefshmëria e një sistemi të integruar, kryesisht për lundrimin ne det dhe ne port, për të kontrolluar navigacionin detar ne të gjithë skenarët që hasen në anije, referuar zonës së lundrimit, kushteve meteorologjike, tipit te anijeve, koordinimit te ekuipazhit, etj.