TRAJNIMI & PUNËSIMI DETAR

 

Kompania TSTS Group e njohur nga Autoritetet Shqiptare dhe ato Panameze si Qendra e Trajnimit dhe Punësimit Detar, ofron vende të ndryshme pune në Krociera, Tragete, Anije mallrash, Jahte, etj.

Aktualisht kjo kompani përfaqëson në mënyrë direkte, Kompani Ndërkombëtare Lundrimi, si: GNV, COSTA Crociere, Corsica Ferries, Adria Ferries, Rizzardi Yachts, etj.

Vendet e punës që ofrohen nga kompanitë që përfaqësojmë, janë pa pagesë ndërmjetësimi, për të gjithë ata persona që janë të certifikuar sipas Konventës STCW. Qendra jonë e trajnimit dhe punësimit detar, e cila operon me standardet më të larta ndërkombëtare, është e çertifikuar nga kompanitë e këtij partnershipi dhe pikërisht ky rezultat i arrire nga ana jone nder vite, i ka ofruar detareve tanë këtë perspektive punësimi.

Pozicionet qe ofrohen nga TSTS Group, janë te listuara ne faqen tone te web: www.tstsgroup.com dhe variojnë nga rolet fillestare teknike te bordit: marinar Kuverte, marinar ne sallën e motorëve, mekanik dhe deri tek rolet menaxheriale: Oficeret dhe Kapitenet e anijes.

Gjithashtu ofrohen pozicione të ndryshme ne sektorin e Hotelerisë, Dyqaneve dhe Bar – Restoranteve ne anijet Traget dhe ato Krociere që janë ne shërbim të pasagjerëve.

 

Procesi i punësimit që ofrohet nga kompania jonë kalon në këto faza.

  • Kandidatët dërgojnë CV-të e tyre sipas pozicioneve te ofruara, në gjuhën angleze në format Europas.

  • Aplikimet e tyre trajtohen nga stafi i kompanisë tonë duke i ftuar kandidatët që përmbushin kushtin e gjuhëve te huaja, në një intervistë pranë zyrave tona në Tirane dhe ne Durrës, por gjithashtu në Prishtinë - Kosovë.

  • Kandidatët që kalojnë intervistën dhe njihen me kushtet e këtij punësimi u dërgohen kompanive që përfaqësojmë për përzgjedhjen finale.

  • Kandidatet e përzgjedhur nga kompanitë e interesuara, pajisen me një kontrate paraprake punësimi, e cila u ofron atyre garancinë e këtij punësimi pas mbarimit te trajnimeve përkatëse ose për ata qe janë aktualisht detar, paraqitjen e dokumentacionit të kërkuar.

  • Punësimi Detar ofrohet pa pagesë apo komisione, të cilat janë të ndaluara në zbatim të Konventës MLC 2006, të cilën vendi ynë e ka nënshkruar dhe është anëtar me të drejta të plota. Kostot që kandidatët paguajnë për pajisjen me dokumentacionin e kërkuar si: Certifikimi STCW, Pasaporta e Detarit, Analizat Mjekësore preventive, janë dokumente shtetërore në llogari te detarit. Këto dokumente i mundësojnë kandidatëve të punësohen në tëre botën (Te gjitha vendet e listës së bardhë të Konventës STCW) dhe janë të vlefshme për një periudhë 5 vjeçare.

  • Pagat që ofrohen në sektorin detar variojnë nga 900$ deri ne 2500$ për pozicionet e Hotelerisë ne Anije, si dhe nga 1000$ deri në 7000$ në pozicionet profesionale detare të bordit.

  • Të gjithë detareve u ofrohet me ligj udhëtimi vajtje – ardhje, ne vendin ku gjendet anija dhe anasjelltas riatdhesimi i detarit në vendin e origjinës pas mbarimit të kontratës. Gjithashtu detareve u rimbursohet edhe kosto e vizës ne rastet kur nevojitet një e tillë.

  • Detaret gjatë kohës që jetojnë dhe punojnë në anije, qëndrojnë në dhoma me kushte të pranueshme akomodimi me 2 pjesëtarë. Atyre u ofrohen ushqimi dhe pijet jo alkolike falas gjatë të gjithë periudhës së kontratës. Gjithashtu Detaret kane siguracion për rastet e problemeve shëndetësore, i cili paguhet nga kompania punëdhënëse.

  • Të gjithë detarët të cilët punojnë në kohë të gjatë në të njëjtën kompani detare, kanë të drejtë të aplikojnë sipas sistemit të karrierës për rritje pozicioni dhe page.

  • Gjatë periudhës së punësimit çdo detar krijon evidencën e tij, që pasqyrohet në Pasaportën e Detarit, si dhe vlerësimin në punë (feedback), që lëshohet nga kompania punëdhënëse.

 

Te gjitha hapat e pasqyruara me lart shërbejnë për të kuptuar se si funksionon trajnimi dhe punësimi detar, duke i dhenë mundësi kandidatëve të rinj, të vlerësojnë këtë perspektive karriere e cila vërtet kërkon shumë impenjim, por paraqet dhe benefite, te cilat vështirë të realizohen me të njëjtat kushte në sektorët e punësimit në tokë.

Industria e lundrimit po rritet shpejt, dhe ka më shumë mundësi se kurrë për të punësuar te rinjtë në anijet turistike. Por, shumica e vendeve të punës përballen me një konkurrencë të lartë kandidatësh, të cilët aplikojnë nga tërë bota për çdo pozicion te lirë.

Parapërgatitja e mirë përpara zhvillimit të intervistës tuaj të punës është faktori më i rëndësishëm, për të fituar atë vend pune. Përpjekja për të planifikuar përgjigjet e intervistës, veshjet e duhura, dokumentet, certifikimet dhe pyetjet për të kërkuar informacionin e duhur paraprakisht janë mënyrat më të mira për të rritur në mënyrë drastike shanset për t'u punësuar.

Për këtë arsye Qendra e Trajnimit dhe Punësimit Detar, ka vendosur të ofrojë një kurs trajnimi 3 ditor për familjarizimin e kandidateve me jetën e bordit, njohjen e termave teknike në gjuhën angleze, si dhe t'i njohë ata nga afër jo vetëm me anën pozitive të këtij punësimi, por gjithashtu me vështirësitë që hasen në ushtrimin e këtij profesioni.

Personat që do të përzgjidhen si lektor të këtij Trajnimi do të jenë pikërisht nga radhët e Detarëve tanë, të cilët do Ju përcjellin të gjithë eksperiencën e tyre për jetën e bordit, si dhe do ju njohin paraprakisht me këtë profesion shumë të vlerësuar por edhe njëkohësisht të vështirë.

Nëpërmjet zhvillimit të këtij kursi trajnimi ju do te keni mundësinë të qartësoni veten tuaj, nëse ky profesion është apo jo i duhuri për ju. Nëse po, me përfundimin e kursit shanset tuaja për t'u pranuar në industrinë detare do te rriten ndjeshëm dhe ju do të dini se çfarë kërkoni në zhvillimin tuaj profesional.