Elektro - Auto

Shoreside
Contact SHQIPERI - Tiranë
QENDRA E TRAJNIMIT & PUNESIMIT DETAR
Bulevardi: "Gjergj Fishta 146", Kulla 1, Apart. 7/2
(Hotel HILTON GARDEN Inn - Alpas Center)
Tel/Fax: +355 44 503753
Cel: +355 672030620
e-mail: info@tstsgroup.com

Description

ELEKTROAUT - PROFILI I PUNËS

Ky pozicion ofrohet prane nje nga kompanite me te medha Italiane te industrise automobilistike. Pozicioni do te ofrohet per 4 -5 muaj ne forme stazhi me pagese mujore, ne menyre qe kandidati te pervetesoje formimin dhe eksperiencen e duhur per rolin qe do te kete me pas brenda ndermarries. Nese kandidati kalon me sukses periudhen e stazhit, do t'i ofrohet nje kontrate e plote pune, sipas kushteve te punes rregulluar nga legjislacioni Italian. 

PERSHKRIMI:

Kjo figurë profesionale kujdeset për instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike të automjeteve.

AKTIVITETI:

  • Kryen aktivitete të mirëmbajtjes së zakonshme ose të jashtëzakonshme në pajisjet ose impiantet elektrike;
  • Kryen diagnostikimin e sistemeve të furnizimit;
  • Siguron diagnostikimin e pjesës elektrike dhe përditësimin e pjesës informatike të automjeteve;
  • Siguron riparimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve elektrike të automjeteve;
  • Merret me montimin, cmontimin dhe zëvendësimin e komponentëve difektoze, të dëmtuar ose të konsumuar;
  • Kryen kontrolle dhe/ose rishikime në pjesë ose impiante;
  • Verifikon funksionet elektrike, me kontroll te tensiononeve dhe te rrymave;
  • Siguron mirëmbajtjen e sistemeve të kondicionimit të ajrit

AFTESITE E KERKUARA:

  • Njohuri të shkëlqyeshme mekanike dhe elektronike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të instrumenteve specifike;
  • Aftësi për të njohur dhe diagnostikuar strukturat dhe sistemet elektrike dhe elektronike;
  • Njohja e rrjeteve dixhitale
  • Aftësi dialektike;
  • Kompetenca bashkëveprimi dhe te punës në grup;
  • Aftësi për të përdorur aplikacionet kryesore informatike;
  • Kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Fleksibilitet;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe prioritetet;
  • Aftësi ne zgjidhjen e problemeve;
  • Orientimi ndaj objektivit dhe veprimit;
  • Aftësia për perditesim te vazhdueshem;
  • Njohuri baze të gjuhës angleze

Advert details

Advert ID: 12
Displayed: 895
Expires: 2019-11-19 08:10:00