Patenta Panama për Kapiten Jahti deri 500 GT

Në Qedrën e Trajnimit dhe Punësimit Detar “TSTS Group”, zhvillohen kurse 10/12 ditore për patenta detare gjithashtu për shtetasit shqiptarë e të huaj, të cilët kanë dëshirë të pajisen me leje drejtimi detare Panama per Jahte deri ne 500 GT dhe të lundrojnë pa kufizime nga bregu. Si rezultat i marrëveshjeve tona me Panamanë, kandidatet që plotësojnë tërësisht kriteret, mund të pajisen me Patentë Detare Panameze, e cila është e vlefshme për Jahte deri më 500 Ton, lëshimi i së cilës do të mundësohet nëpërmjet shërbimeve që kompania TSTS Group si qendër e autorizuar ofron në bashkëpunim me Autoritetin Detar Panamez.

Ky kurs është krijuar për të përmbushur kërkesat e Konventës Ndërkombëtare për Standardet e Trajnimit, Certifikimit dhe Mbikëqyrjes së Detarëve, STCW 1978, të ndryshuar.

Objektivat e Kursit:

Pjesëmarrësi që ka përfunduar kursin do të jetë në gjendje të përmbushë procedurat e sakta në raste urgjente të ndryshme, që mund të ndodhin në anijet e kënaqësisë (jahte), për të marrë masat e nevojshme, që të parandalojë panikun e pasagjerëve dhe pjesës tjetër të ekuipazhit të papërvojë, për të drejtuar ose udhëzuar pasagjerët drejt pikave të grumbullimit; të japë udhëzime të qarta; të jetë i njohur me të gjitha pajisjet dhe vendndodhjen e tyre, për të shpëtuar jetën në det. Të garantojë një lundrim të sigurtë gjatë gjithë eksperiencës së tij.

Para kushtet kualifikuese:

Ky kurs është i disponueshëm për kandidatët që kërkojnë të lundrojnë në menyrë aktive për qëllime punësimi ose kenaqësie dhe për ata që dëshirojnë të shërbejnë si detarë, mundësisht për ata që do të punësohen në jahte ose anije te vogla pasagjerësh ose për pronarët e këtyre mjeteve detare.

Pjesëmarrësi duhet të ketë një certifikim të vlefshëm për katër kurset themelore mbi sigurinë detare, mbi navigacionin dhe mbikqyrjen detare, si dhe për përdorimin e pajisjeve të komunikimit GMDSS, RADAR, Hartat detare elektronike, etj.