Patenta Detare Angleze RYA, për barka deri në 10 mt

PATENTA DETARE RYA - TSTS Group është një Qendër e njohur e Trajnimit RYA dhe ne jemi tani në gjendje të zhvillojmë kurse të kërkuara RYA (Shoqata Mbreterore e Jahteve).

Ky kurs zhvillohet për barkat me motor deri në 10 mt, me kohëzgjatje dy-ditore, për nivelin fillestar dhe njihet nga Roja Bregdetare Angleze MCA e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet certifikatës së kompetencës për funksionimin e mjeteve të vogla lundruese. Kjo patentë është ideale për ata që kërkojnë një kualifikim për të operuar gomonet ose barkat e vogla ndihmese të jahteve. Njihet ne tërë botën. 

Kursi i nivelit 2 të RYA përfshin përgatitjen e një varke, pajisje sigurie, pergatitje dhe planifikimi i lundrimit, familiarizimi me mjetin detar, planifikimi i manovrave të shpejtësisë, ankorimi, GPS, vhf dhe shumë më tepër. Libri juaj i kursit dhe çertifikata përfshihen në tarifën e kursit. Me një maksimum prej 3 studentësh për kurs, do të përvetësoni informacionin e dhënë nga Instruktori ynë RYA gjatë kohëzgjatjes së 2 ditëve.

Gjatë këtij kursit ju do të mësoni:

- Rregulloret themelore të shmangies së përplasjes në det;

- Rregullat e lundrimit bazë;

- Veprime në raste urgjente;

- Rekuperimi i një personi të rënë në det;

- Pajisje sigurie;

- Akostimi në krah të kalatës së portit;

- Kthimi i barkës në një hapësirë ​​të kufizuar;

- Manovra me shpejtësi të lartë;

- Situatat e emergjencave në bord;

TSTS Group është qendra e vetme RYA në Shqipëri dhe ofron këtë kurs trajnimi të barkave motorike deri ne 10 mt , në Qytetin e Durrësit.