Piloti Detar

Pershkrimi i kursit

Ky kurs trainimi bazohet në Standardet Kombëtare Profesionale për Pilotimin Detar, të cilat kanë për qëllim të bëjnë planifikimin e një pilotimi, imbarkimin dhe ç’imbarkimin, të vlerësojë kushtet e sigurisë në anijen e pilotuar, të bashkëpunojë me ekipin e urës se komandimit dhe funksionimin brenda tij, të bëjë lidhjen dhe komunikimin brenda portit, kalimin e rajonit të pilotimit, manovrimin e anijeve në porte, reagimi dhe përgjigjen ndaj problemeve dhe situatave të emergjencës, menaxhimin e sjelljeve personale dhe profesionale dhe njohja me legjislacionin.


Kohëzgjatja e Kursit: 8 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi: 4 persona në ditë.

Objektivat e kursit të trajnimit:

  • PLANIFIKIMI I NJË PILOTIMI
  • IMBARKIMI DHE Ç’IMBARKIMI
  • VLERËSIMI I STANDARDEVE NË ANIJEN E PILOTUAR;
  • BASHKËPUNIMI ME EKIPIN E URËS SË KOMANDIMIT DHE FUNKSIONIMI BRENDA TIJ;
  • LIDHJA DHE KOMUNIKIMI BRENDA PORTIT;
  • TRANSITI I RAJONIT TË PILOTIMIT;
  • MANOVRIMI I ANIJEVE NË PORTE DHE NË AFËRSI TË TYRE;
  • REAGIMI DHE PËRGJIGJA NDAJ PROBLEMEVE DHE SITUATAVE TË EMERGJENCËS;
  • MENAXHIMI I SJELLJES PERSONALE, PROFESIONALE DHE ZHVILLIMI;
  • LEGJISLACIONI. (REZOLUTA IMO-S A.960, KODI DETAR dhe RREGULLORE E PILOTIMIT).

Metodat e mësimdhënies: Ndërthurje e teorisë me seancat praktike, duke përdorur programet e certifikuara të simulimit mbi lundrimin detar, si dhe duke përfshirë video e diskutime në grup.

Metodat e vlerësimit: Studentët do të vlerësohen mbi një përmbledhje pyetjesh, mbi demonstrim praktik sipas aspekteve që do të mësohen ne kurs, për të siguruar kështu një përvetësim të njohurive teknike.

Në fund të kursit studentët duhet t’i nënshtrohen një provimi, në teori dhe në praktikë, përpara një komisioni të kryesuar nga një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, i cili do të vlerësojë përgatitjen teknike të kandidateve.

Rezervo kete kurs

{rsform 10}