Dëshmia e Aftësisë për Drejtim e Mjeteve të Vogla Lundruese (Skipper)

Kursi për marrjen e patentës detare të jahtit, sigurohet nga Qendra e Certifikuar e Trajnimit dhe Punësimit Detar TSTS Group, dhe organizohet nga kapiten – skipper me përvojë e të certifikuar, të cilët janë në gjendje të transferojnë njohuritë e tyre të shumta për kandidatët me pasion lundrimin me jahte motorike dhe me vela. Kursi është intensiv dhe zhvillohet jo vetëm për personat pa pervojë detare, por edhe për ata të cilët zotërojnë eksperiencë të përgjithshme në drejtimin e mjeteve ujore. 

Kursi i Skiperit, për paisjen me patentë detare, përfshin teorinë në lidhje me njohuritë teknike mbi përdorimin e paisjeve të barkës dhe më pas praktikën reale në bord. Çdo element në planin mësimor është përgatitur për të përmirësuar aftësinë tuaj, jo vetëm për drejtimin e jahteve, por edhe për të menaxhuar me profesionalizëm të gjitha situatat eventuale emergjente që mund të ndodhin gjatë lundrimit në det. Trajnimi do të kryhet fillimisht në klasën tonë të simulimit dhe kur kandidatët të jenë mjaftueshëm të familjarizuar me drejtimin e jahtit, do t’i nënshtrohen praktikës së vërtetë në barkat tona.

Patenta detare e skiperit, lëshohet nga Administrata Detare, pasi të zhvillohet testimi teorik dhe praktik pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për personat të cilët kanë përmbushur me sukses kursin intensiv 7 ditor.

Patenta detare Shqiptare duke filluar nga Janari 2013, njihet ndërkombëtarisht dhe është e vlefshme për barkat me motor, nga 40kf e lart - deri në 24 mt të gjata, si dhe për motorat e ujit. Kjo patentë nuk ka kufizime lundrimi nga bregu, me perjashtim të kufizimeve që vijnë nga zbatimi i rregullave kombëtare dhe ndërkombetare të lundrimit detar.

BAZA LIGJORE
-Ligji Nr. 9251, datë 08.07.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”; - Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000 “Për Regjistrimin, Klasifikimin, Mënyrën e Përdorimit dhe Kontrollin e Mjeteve Lundruese me Motor, me Tonazh nën 20 NT”; - Ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”; - Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë”; - Vendimi Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurine në det, plazhe, në ujrat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”.

Dokumentacioni i nevojshëm per Marrien e Patentes Detare:

-Dokument identifikimi
-Certifikatë e lëshuar nga qendra e trajnimit
-Raporti mjeko-ligjor
-Fotografi (copë 2) 
-Mandatpagesa në bankë ( mbas kontrollit të dokumentacionit ).

 

Në Qedrën e Trajnimit dhe Punësimit Detar “TSTS Group”, zhvillohen kurse 10/12 ditore për patenta detare gjithashtu për shtetasit e huaj, të cilët kanë dëshirë të pajisen me leje drejtimi detare dhe të lundrojnë pa kufizime nga bregu. Si rezultat i marrëveshjeve tona me Panamanë, kandidatet që plotësojnë tërësisht kriteret, mund të pajisen me Patentë Detare Panameze, e cila është e vlefshme për Jahte deri më 500 Ton, lëshimi i së cilës do të mundësohet nëpërmjet shërbimeve që kompania TSTS Group si qendër e autorizuar ofron në bashkëpunim me Autoritetin Detar Panamez.