Licensa / Certifikime

Shoqëria TSTS Group, është e njohur nga Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Punës, referuar Licencës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit në Ministrinë e Ekonomisë. Shoqëria TSTS Group është licencuar edhe nga Ministria e Brendshme ne lidhje me shërbimet e ekspertizës, konsulencës dhe trajnimeve për mbrojtjen kundër zjarrit, vlerësimin e rrezikut dhe hartimin e planeve të sigurisë, per çdo lloj ambienti apo faciliteti operativ.

      

Shoqëria TSTS Group është gjithashtu anëtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

      

Partnerët e huaj që bëjnë pjesë në grupin TSTS, janë të njohur për shërbimet që ofrojnë nga Qeveria Italiane, Qeveria Kroate, Roja Bregdetare Angleze (MCA), Shoqëria Ndërkombëtare e Klasifikimit “RINA”, nga Shoqëria Norvegjeze e Klasifikimit “Det Norske Veritas” (DNV), etj.

Qendra e Trajnimit dhe Punësimit të Detarëve TSTS Group, auditohet vazhdimisht, nga grupi i inspektorëve të Shoqërisë Ndërkombëtare të Klasifikimit “RINA – Genova”, e cila ka çertifikuar me standardin e ri ISO: 9001:2015, jo vetëm cilësinë dhe menaxhimin e shërbimit të ofruar nga kjo kompani, mbi zhvillimin e kurseve detare & industriale, por gjithashtu për herë të parë në Shqipëri ka certifikuar edhe shërbimin e Rekrutimit të Ekuipazheve Detare, bazuar në kërkesat e Konventës MLC-2006 (Maritime Labour Convention).

Ky standard ndërkombëtar, që vazhdon të respektohet nga Kompania TSTS Group, do të ndihmojë ndjeshëm për krijimin e mundësive të reja formimi dhe punësimi, jo vetëm për detarët shqiptarë, por gjithashtu dhe për ata detarë të huaj, të cilët do të përzgjedhin këtë qendër, për t’u certifikuar sipas kritereve të Konventës STCW2010.

TSTS Group është aprovuar si Qender Trajnimi Detar RYA nga: (Shoqata Mbretërore Angleze e Jahteve), Aktualisht kemi mundësinë në Shqipëri, të reklamojmë dhe drejtojmë kurset e kërkuara të RYA-së. Niveli RBO Powerboat i RYA 2. Certifikata e nivelit II, për barka me gjatësi deri në 10 mt, është një kurs dy-ditor i nivelit të hyrjes dhe njihet nga MCA (Roja Bregdetare) e Mbretërisë së Bashkuar, si një certifikatë e kompetencës për funksionimin e mjeteve të vogla të lundrimit. Kjo patentë është ideale për ata që kërkojnë një kualifikim te shpejtë për të operuar tenderët e jahteve ose barkat e tyre deri në 10 MT gjatësi, pa kufizime motorike.